Kush në shumë e kush më pak, pothuajse çdo artist shqiptar ka dhënë kontributin e tij për të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit. Së fundmi listës së gjatë të artistëve që kanë dhënë ndihmën e tyre për ngjarjen e trishtë të fatkeqësisë natyrore u janë bashkuar edhe motrat Istrefi.
Së fundmi Era e Nora Istrefi kanë vendosur të japin ndihmen e tyre duke organizuar një mbrëmje bamirësie, nëpërmjet performancave në një prej clubeve të njohur në Tiranë. Të ardhurat që do vijnë nga kjo mbrëmje do të shkojnë për bgamirësi, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Era ka njoftuar se këtë të premte së bashku me të motrën Norën, ato do të performojnë në Tiranë.
“Edhe pse nuk mbaj koncerte për shkak të se jam duke u marr me projekte të reja, më vjen mirë që do shihemi të premten në Tiranë, sidomos për arysen që të gjitha fitimet do të përdoren për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri”; ka shkruar Istrefi nën foto.



















