KreuCelebrity

Pas aferës me kolegen, Justin Timberlake bën daljen e parë publike!

 

Këtë të enjte  Justin Timberlake është fotografuar në New Orleans, duke bërë kështu daljen e parë publike që prej zërave për tradhti.

I veshur sport, dhe me unazën e martesës në gisht, artisti 38 vjeçar, duket se e ka kaluar shqetësimin e shkakuar nga vetë ai pak javë më parë, teksa u fotografua me kolegen Alisha Wainwright në momente kompromentuese.

Disa ditë më parë në mediat e huaja qarkulluan foto të Justin Timberlake dhe aktores Alisha Wainwright, teksa ndodheshin në një tavolinë së bashku me pjesën tjetër të kastit gjatë xhirimeve të filmit më të ri të dyshes. Ajo çfarë habiti jo pak publikun në këto foto ishte fakti se Justin dhe Alisha dukeshin tejet të afërt me njëri tjetri,  e ndërsa janë parë të rrinë pothuajse ngjitur në tavolinë, madje u fotografuan edhe duke kapur duart nën tavolinë.

Duket se kjo situatë e ka shqetësuar gruan e Timberlake, Jessica Biel me të cilën artisti është martuar prej 7 vitesh, dhe për këtë arsye këngëtari dhe aktori bëri një postim publik, duke kërkuar falje për ‘shfaqjen’ aspak të këndshme që dha me kolegene  tij.

Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Pak javë më parë unë humba llogjikën, por më lejoni të jem i qartë, nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe koleges time. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time. Duhet të kisha treguar më shumë kujdes. Nuk është ky shembulli që dua të jap për tim bir. I kërkoj falje gruas time të mrekullueshme dhe familjes që i bëra të kalojnë një situatë kaq të sikletshme. Do të fokusohem që të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë që do të mundem të jem”; ka shkruar Justin në postimin  e tij teksa ka bërë një ‘mea culpa’.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF