Këtë të enjte si rrufe në qiell të hapur, autorja e programit “Hell’s Kitchen”, Zefina Hasani nëpërmjet një postimin në rrjetin social Instagram,lajmëroi se Renato Mekolli nuk do të jetë më pjesë e kësaj gare, për arsye personale.
“Se mendoja asnjëherë se do të ndodhte kështu por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij e ne duhet të vazhdonim me një tjetër shef. Nesër Hell’s Kitchen është pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj që pranove të vish nga Athina në një kohë rekord”; ka shkruar Zefina nën postim.
E ndërsa puntata e radhës e HK është sonte në mbrëmje, ne u bëmë kuriozë për të njohur, zëvendësuesin e Renatos.
Pra ai quhet Alsi Sinanaj dhe ka këtë pamje:
Me siguri që shumë prej jush e vunë re ngjashmërinë e madhe që shefi i kuzhinës ka me reperin Mc Kresha, e po ashtu me siguri edhe ju po mendoni se shefi i ri qenka shumë, po shumë simpatik.
Ky është Kresha
Shef Alsi
Mc Kresha
Ngjashmëria mes kuzhinierit dhe reperit është tejet e madhe, apo jo?!
Ok, te mbetemi tek shefi i ri i HK!
Sinanaj ka një llogari personale në Instagram, ku poston foto nga përditshmëria dhe gatimet të realizuara nga dora e tij. Pak muaj më parë, teksa Ronaldo ndodhej në resortin ku Alsi punonte, ylli i Juventusit ka shijuar trahananë e gatuar nga shef Sinanaj.
Nuk e dimë nëse shefi i ri i “Hell’s Kitchen”, do të vijojë programin nën ritmin e gërnjarit Renato, apo nëse shef Alsi do ti japë një ‘fytyrë’ krejt tjetër HK.



















