E bija e princit Andrew duhet të kremtonte fejesën me një event madhështor në 18 dhjetor. Lidhja e Beatrices me Edoardo Mapelli është zyrtarizuar tashmë, dhe kishte mbetur festa, e cila qe planifikuar deri në detaj, dhe duket mezi po e priste.
Kjo deri në momentin kur shpërtheu skandali seksual në të cilin është përfshirë I aty. Andrew, djali I dytë I mbretëreshës Elisabetë, ka pushtuar titujt kryesorë kohët e fundit për shkak të përfshirjes së tij me Jeffrey Epstein, financieri që u vetëvra në burg ndërsa akuzohej për trafik seksual. Ndërkohë janë shfaqur dhe pretendime se Andrew ka pasur marrëdhënie me vajza asokohe të mitura. Në këtë situatë, princesha Beatrice e ka anulluar festën e fejesës, dhe nuk dihet ende se cfarë do të bëhet më tej.



















