Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa janë prindër të një djali, Kajan, tek I cili është përqëndruar e gjithë vëmendja dhe dashuria e tyre. Megjithatë, kryetari I bashkisë së Tiranës paska në plan ta zgjerojë familjen e tij.
Këtë e tregoi tek emisioni “ Shiko Kush Luan“; fëmijet aty e pyetën nëse do të donte të kishte një vajzë, dhe si do t`ia vinte emrin. Dhe duket e kishin gjetur pikën e dobët: ai e pranoi se po, do ta dëshironte një vajzë. Madje aq shumë e paska vërtitur në mendje, sa e ka vendosur edhe se nga do ta marrë emrin e saj: nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa. “Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”, ka thënë ai ai. Shkrimtari Jakov Xoxa ka lënë pas tre libra, “Lumin e Vdekur”, “Juga e Bardhë” dhe “Lulja e Kripës”.



















