KreuCelebrity

Puthje e përqafime; Robert Berisha kapet mat me një vajzë misterioze!

Marrëdhënia mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit ende nuk është fort e qartë, pasi Roberti herë pas here bën deklarata pas së cilave statusi i dyshes mbetet edhe më i paqartë për publikun.

Megjithatë duket se të paktën Roberti po vijon jetën e tij, dhe portalet kosovare kanë publikuar prova të ‘gjalla’ se çështjet e zemrës për këngëtarin duket se janë mirë, edhe pas divorcit.

“Review” ka postuar disa foto të artistit i cili ndodhej nën shoqërinë e një vajze, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Nisur nga fotot dyshja dukeshin më shumë se të afërt me njëri tjetrit, dhe sipas portalit kosovar, mes dyshes ka patur edhe puthje e përqafime.

Sa i përket karrierës, projekti më i afërt i Robert Berishës është pjesëmarrja në “Festivalin e Këngës”, ku ai konkuron me “Ajo nuk është unë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF