Marie Fredriksson, këngëtarja e bendit të famshëm suedez Roxette, është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçore, si pasojë e tumorit në kokë. Ikona e pop-it korri sukses të madh global në vitet ’90, teksa u bë tejet e famshme me hitin “It must have been love”.
Fredriksson vdiq pas betejës 17 vjeçare me kancerin.
Per Gessle, bashkëpunëtori i saj në Roxette, u shpreh thellësisht i pikëlluar.
“Ishe mikesha ime më e mrekullueshme për 40 vjet. Asgjë nuk do të jetë e njëjtë pa të”; ka ndarë trishtimin e tij Gessle për humbjen e koleges së tij.
Marie ishte e martuar me Mikael Bolyos dhe dyshja kanë dy fëmijë, vajzën Inez Josefin dhe djalin Oscar.



















