Para se të sillte në jetë vajzën Blue Ivy, këngëtarja Beyonce kan patur një shtatzëni të dështuar, për të cilën diva e pop-it ka zgjedhur të flasë vetëm tani.
Në një intervistë për “Elle”, Beyonce ka prekur për herë të parë çështjen e abortit duke u shprehur se kjo ngjarje e ka ndryshuar shumë atë dhe mënyrën se si 38 vjeçarja e sheh tani jetën.
“Suksesi duket ndryshe për mua tani. Mësova se e gjithë dhimbja dhe humbja është në të vërtetë një dhuratë. Aborti më mësoi se duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi në jetë Blue dhe qëllimi i jetës sime ndryshoi. Të isha numri 1, nuk ishte më parësore për mua. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimi që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse”, është shprehur Beyonce.



















