KreuCelebrity

Tolgahan e shpreh dashurinë për Almedën vetëm në shqip!

 

Çifti Almeda- Tolgahan festojnë përvjetorin e pestë të lidhjes së tyre, dhe mesa duket dyshja ka vendosur të kremtojë në Milan të Italisë datën e shënuar.

Ashtu siç tashmë e do tradita moderne e rrjeteve sociale, modelja shqiptare dhe aktori turk kanë postuar foto në llogaritë e tyre në Instagram. Teksa Almeda krahas një foto me Tolgahan ka shkruar vetëm një emoji zemre dhe numrin 5, aktori turk bashkangjitur fotos së postuar në llogarinë e tij ka shkruar në shqip një deklaratë dashurie për bashkëshorten e tij.

“❤5 të dua shumë shpirti im”; ka shkruar Tolgahan në gjuhën shqipe nën foton e postuar.

Aktori turk shpesh shprehet në shqip, e duket se Almeda ka bërë një punë të mirë për t’i mësuar bashkëshortit gjuhën shqipe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF