Dy ditë më parë u publikuan 20 këngët pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”.
Deri tani kënga e Elvana Gjatës është më e klikuara në youtube, ndonëse kënga fituese që do të na përfaqësojë në Eurovizion do të zgjidhet nga një juri në netët ‘live’ të “Festivalit të Këngës” në RTSH.
Pak minuta më parë, artistja Gjata ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një video të djalit të vogël të moderatores Julka Gramo teksa ‘interpreton’ këngën “Me tana”. Mënyra se si Gregu vetëm katër vjeç e ndjen këngën e Elvanës na bëri të gjithëve ta rishikojmë papushim videon.
“Më shkriu zemrën”; ka shkruar Elvana me të drejtë nën video teksa na ka prezantuar me fansin më të madh të saj.
Si djali i dy artistëve sigurisht që në genet e Gregut është trashëguar shija e mirë për muzikën.
I adhurueshëm vogëlushi!



















