KreuCelebrity

“Salome “ u nda nga jeta përpara pak muajsh, i shoqi i bën dedikimin prekës në ditën e saj të lindjes!

Aktorja e njohur e telenovelave Edith Gonzales, të cilën publiku shqipar e njeh më së shumti si  “Salome” , ndërroi jetë qershorin e këtij viti, 3 vjet pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore. Edith la pas bashkëshortin dhe vajzën 15 vjecare, Constanza, që ka nga martesa e parë.

I shoqi Lorenzo, duket që e ka ndjerë pamasë humbjen e saj. Në ditën kur Edith duhet të festonte 55 vjetorin, ai I shkroi këtë dedikim prekës: “Jetë e bukur! Sot po ndaj me emocion të madh një video private nga udhëtimi me dashurinë time Edith në Myanmar, me një frazë që është një dëshmi dhe një udhëzim i jetës: Për ata që largohen, ndalet koha, por jo për ata që i kujtojnë. Faleminderit për kaq shumë lumturi në jetën tonë! Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai, duke treguar kështu se cfarë ndjenje e fortë e lidhte me të shoqen.

 

 

Feliz vida! Vida Feliz! Comparto hoy con mucha emoción un segmento de un #video #privado y #personal del viaje de MI #AMOR EDITH, @edithgonzalezmx1 a #Myanmar, con una frase que es un #testimonio y una instrucción de #vida. Para los que se van, el #tiempo se detiene, pero no los #recuerdos. #Gracias por tanta #felicidad en nuestras vidas! Feliz #cumpleaños #siempre!

A post shared by LazoMargain Lorenzo (@lazomargain) on

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF