KreuCelebrity

Redon Makashashi: Vera Grabocka nuk më pranoi në festival, isha shumë perëndimor!

 

Kantautori Redon Makashi ishte i ftuar këtë të enjte në programin “Këndo dhe këngën time” në Vizion Plus.

Ndër të tjera, Makashi rrëfeu episodin e performancës së parë të tij në një skenë të madhe.

Dalja e parë në  një skenë të mirëfilltë për Redon Makashin është shoqëruar me polemika dhe vështirësi që për kohën ishin  mëse normale. Bëhet fjalë për vitin 1990, kur Redon Makashi dhe Bledar Sejko që ishin bërë të njohur për publikun nëpërmjet koncerteve në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, me shumë peripeci arritën të merrnin pjesë në Festivalin “Kur vjen Pranvera”.

Ndonëse Vera Grabocka, asokohe regjisore e Festivalit nuk pranoi që djemtë të merrnin pjesë në garë, pasi asaj i kishin tërhequr vëmendje sepse Redoni dhe Bledari ngjanin si Beatles-at, me ndihmë të Pirro Çakos dhe Agim Doçit dyshja arritën të performonin në skenë, ama me disa ndryshime në ‘look-un’ e tyre, siç ishte prerja e flokëve dhe përshtatja e veshjes me kohën.

“Dalja jonë që ka qenë e para krijoi një hendek në daljet tonat në ekran. Nuk na linin të dilnim më sepse, pyesnin se  çfarë janë këta çunat që këndojnë me kitarë, i ngjajnë Beatles-ave , në asnjë mënyre nuk do të këndojnë. Na erdhën fjalë më fjalë që Pirro Çako donte të na takonte. Shkuam takuam Pirron në shtëpi dhe na tha që kam bërë një këngë për ju; e guximshme për atë moment sepse ne nuk na lejonin të dilnim për të kënduar. Si përfundim u bë kënga. Pirro Çako bashkë me autorin e tekstit Agim Doçi, shkuan te Vera Grabocka, regjisorja e festivalit, e cila tha këta çunat nuk do këndojnë në festival sepse më kanë tërhequr vërejtje dhe nuk lejohet të këndojnë në festival. Agim Doçi me disa miqësi të tij na futi në festival, po na tha që me këto flokë ju nuk do dilni në festival. Bledar Sejkos i tha se duhet të heqë syzet se i ngjante John Lenon, ndërkohë që Bledi nuk shihte, nuk i mbante për qejf. Veshëm ca xhaketa nja pesë numra më të mëdhenj sikur ishim futur në thes. Na vunë edhe një lule në xhep gjasme filizat e rinj ne, futja kot aty. U bënë ca gjëra të mbulonin daljen tonë të parë si çuna të mirë dhe jo si çuna perëndimor”; tregoi Redoni.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF