Kishin probleme, por u duk se i kishin zgjidhur. Megjithatë, dicka ishte thyer mes ciftit dhe kjo krisje e bëri punën e saj. Aktori I famshëm Colin Firth dhe regjizorja italiane Livia Giuggioli, kanë nisur procedurat e divorcit pas 22 vitesh martese.
Në 2015-tën, Livia kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një mik fëmijërie, Mario Brancaccia , të cilën e pohoi vetëm vitin e kaluar, kur ai filloi ta përndiqte. Regjizorja arriti të siguronte një urdhër mbrojtjeje dhe kërkoi të shpëtionte martesën e saj. Mario ishte ai që I kishte treguar gjithcka Colinit përmes një emaili.
Por ndonëse Colin e fali te shoqen, duket kjo gjë e ka gërryer përbrenda. Në email, jepeshin shumë detaje që kishin për qëllim ta lëndonin aktorin sa më shumë. Në fund, rezultoi se kjo kishte ndodhur vërtet, dhe dëmi ishte tashmë I pariparueshëm. Colin dhe Livia kanë bashkë dy djem, Matteo dhe Luca.