Fjoralba Ponarit i shkojnë aq shumë flokët e saj bjondë, sa e kemi të vështirë ta imagjinojmë ndryshe.
Por moderatorja ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me flokë të kuqe, një ndryshim shumë i madh ky për look-un e saj.
Ndjekësit reaguan menjëherë, duke thënë se Fjoralba tani ngjan shumë me aktoren turke Elçin Sangu, të njohur për rolin e Defne në serialin “Dashuri me qira”. Duhet se edhe më parë ishin bërë krahasime mes tyre, por tani me këtë ngyrë flokësh, disa janë të bindur se ia kanë gjetur sozinë moderatores!