Përpara gati një viti, Albërie Hadërgjonaj shkaktoi mjaft polemika kur tha se tek “Kënga Magjike“ duhet ta harrosh fitoren po qe se merr pjesë Aurela Gace. “Unë nuk kam shkuar më tek Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh”, ishte komenti I saj.
Por tani që erdhi festivali I radhës, ai I Këngës, si reagon ndaj saj Aurela Gace? Epo, me shumë elegancë, Aurela i ka hedhur pas shpine atë “fërkim“ të vogël ( keqkuptim sipas Albëries), dhe I ka ofruar asaj mbështetjen e vet.



















