KreuCelebrity

Robert Berisha: Kënga e Elvanës dhe Arilenës, këngë varrezash!

 

19 dhjetori çel siparin e Festivalit të Këngës në RTSH, i cili këtë vit i është besuar regjisores Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu.

Pak ditë para fillimit të festivalit, moderatori Eni Shehu sjell në ekranin e TVSH, “Aperi Fest” një program kushtuar artistëve pjesëmarrës teksa ato bëjnë përgatitjet për netët ‘live’ që do të mbahen më 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Robert Berisha ishte i ftuari i radhës mbrëmjen e së hënës ku foli për këngën e tij pjesëmarrëse, e po ashtu Berisha nuk i shpëtoi ngacmimit të Enit përsa i përket këngëtareve konkurente në garë; Elvana Gjata dhe Arilena.

Sipas Berishës, dy artistet nuk kanë materiale fort të mira në këtë festival, madje ai i quajti krijimet e tyre si ‘këngë varrimi’.

“Po më vjen shumë keq ta them, por kam pritur më shumë prej Elvanës dhe Arilenës. Kanë këngë për varrime. Më vjen shumë keq se i kam kolege. Elvana gjithë karrierën e saj ka patur këngë të mira, ndërsa kënga e festivalit më duket se nuk i ‘flen’ Elvanës”; u shpreh muzikanti për këngët e Elvana Gjatës dhe Arilena Arës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF