KreuCelebrity

Valbona Selimllari lartëson figurën e aktores së famshme shqiptare: kaq fisnike!!!

Valbona Selimllari lartëson figurën e aktores së famshme

Valbona Selimllarit nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja e publikut dhe ajo mediatike, e tani, ish Miss-i këtë vëmendje ka kërkuar ta kthejë edhe një tek një yll i hershëm i ekranit shqiptar. Valbona postoi në ‘Instagram’ një foto me Roza Anagnostin, një artiste me një talent dhe bukuri që zot të fashitet nga mendja. Roza nuk është më aktive në kinematografinë shqiptare, por figura e saj mbetet një prej më të vlerësuarave. Së fundi të dyja janë bërë pjesë e një aktiviteti të organizuar nga ‘Kryqi i Kuq’.

 

 

Energjia pozitive qe marr kur takoj Artisten e Merituar Roza Anagnosti, nuk vjen vetem nga fuqia e fjales se saj perballe publikut, por edhe nga humanizmi dhe modeli i nje zonje fisnike qe na frymezon per vlerat me te mira njerezore, si grua, si nene dhe si mike. E lumtur qe krah saj ne aktivitetin “Une jam Vullnetar” organizuar nga Kryqi i Kuq shqiptar, u bashkuam edhe me shume vullnetare te tjere qe me shembullin e tyre perçojne mesazhin per me shume solidaritet dhe dashuri mes njerezve.

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari) on

“Energjia pozitive që marr kur takoj Artisten e Merituar, Roza Anagnosti, nuk vjen vetëm nga fuqia e fjalës së saj përballë publikut, por edhe nga humanizimi dhe modeli i një zonje fisnike që na frymëzon për vlerat më të mira njerëzore, si grua, si nënë dhe si mike. E lumtur që krah saj në aktivitetin ‘Unë jam vullnetar’ organizuar nga ‘Kryqi i Kuq’ shqiptar, u bashkuan edhe më shumë vullnetarë të tjerë që me shembullin e tyre përçojnë mesazhin për më shumë solidaritet dhe dashuri mes njerëzve”, ka shkruar Valbona.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF