Luana po korr sukses me “Shiko Kush Luan“, por edhe motra e saj nuk mbetet pas. Pas një periudhe pause, Marina Vjollca u rkithye fuqishëm në ekran me drejtimin e “Klanifornias“, dhe duket se shumë janë të kënaqur me të.
Një prej tyre është dhe producenti I show-t, Turjan Hyska, I cili foli fjalët më të mira për moderatoren në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, ku ishte I ftuar.
Marinën, ai e konsideron një zbulim që ka lënë mbresë, aq më tepër duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një format jo dhe aq të lehtë. “Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor se Marina. Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso, e ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ja njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet”, ka qenë komenti I Turjanit.



















