KreuCelebrity

Zjarri përfshin studion e Hell’s Kitchen, konkurrentët ishin në gjumë!

Top Channel njoftoi se një zjarrfikëse mbërriti me shpejtësi në orët e para të mëngjesit në Studion Nova, për shkak të një sinjalizimi se kishte rënë zjarr në ambientet e “Hell’s Kitchen Albania”. Konkurrentët kanë qenë në gjumë, thuhej në lajm, kur zjarrfikësit kanë hyrë me vrull për të shuar flakët, që ishin shpërndarë në të gjithë ambientet, e sidomos në kuzhinë.

U morën masa të menjëhershme që asnjë nga konkurrentët të mos lëndohej dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem për jetën e secilit prej tyre. Por paniku që u krijua ka qenë i madh.

Gjithsesi, shef Renato, që ka mbërritur menjëherë e shumë i shqetësiar në vendngjarje, ka rikthyer gjendjen normale në kuzhinën e tij të ferrit, ku asnjëherë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Gjithçka do të sqarohet të premten, në orën 21.00, në episodin e radhës së “Hell’s Kitchen Albania 2”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF