KreuCelebrity

Një muaj pasi humbi babain, Big Mama i jep lamtumirën një tjetër pjesëtari të familjes!

 

Më 9 nëntor Big Mama i dha lamtumirën babait të saj, pasi i ndjeri nuk mundi të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë.

Artistja nga Shkupi dha lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në insragram, ku njoftoi për humbjen e madhe që kishte ndodhur në familjen e saj.

Teksa dhimbja është ende e freskët në shpirtin e Besianës, fatkeqësisht pak orë më parë ajo i ka dhënë lamtumirën një tjetër pjesëtari të familjes. Xhaxhai i saj është larguar nga jeta, duke e thelluar edhe më tragjedinë e humbjëeve në familjen Kasami.

“‘U prehsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe va bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”; ka dhënë lajmin e hidhur Big Mama nëpërmjet një postimi në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF