KreuCelebrity

Alketa Vejsiu i risolli publikut Parashqevi Simakun, nostalgjia qenka shume e forte!

Parashqevi Simaku ka qenë një ikonë e kohës së saj, për zërin e fuqishëm, interpretimin pa të meta, por edhe pamjen dhe stilin modern të veshjes.

Alketa Vejsiu e kishte “me merak“ duket t`ia rikthente publikut shqiptar në këtë Festival të 58-të të Këngës.

Ndonëse Parashqevia nuk ishte fizikisht në skenë, ajo iu bashkua publikut përmes këngës me të cilën më së shumti identifikohet, “ E duam lumturinë“. Prezantimin e këngës e bënë në skenë dy figura edhe ato mjaft të njohura të RTSH-së, prezantuesja Silvana Brace dhe spikeri I lajmeve, Dhimitër Gjoka.

Ndërsa interpretimi..këtu vjen e bukura: ishte vetë Alketa dhe grupi I fëmijëve që kënduan për Parashqevinë duke i përcuar sallës tone gëzimi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF