KreuCelebrity

Albërija ngriti sallën në këmbë me performancën e saj, Anxhelina i bën dedikimin prekës!

Albërije Hadërgjonaj që kur iu prezantua për herë të parë publikut shqiptar, befasoi me vokalin e saj, pamjen dhe performancën në skenë, dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar, sic u pa qartë edhe në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e së enjtes.

Albërija mori duartrokitje pafund nga publiku pas performancës së saj emocionuese me këngën  ‘Ku ta gjej dikë ta dua’ . E bija, Anxhelina, nuk e fshehu dot krenarinë.. “Ja nga kush e kam trashëguar zërin, madhështorja”, ka shkruar Anxhelina në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’.

Ajo vetë ka kohë që është shkëputur nga skena këtu, dhe po shijon jetesën jashtë kufijve, megjithatë, nuk I dihet, mbase ndërron mendje e kthehet sërish.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF