KreuCelebrity

Lindja e vajzës paska qenë një “makth“ për Anjeza Shahinin, tre muaj në spital!

Përpara pak ditësh, e bija mbushi një vjec dhe Anjeza Shahini I bëri një festë të madhe. Këngëtarja e talentuar jeton prej kohësh në Londër bashkë me të shoqin britanik, Paul Edward Conolly, megjithatë vazhdon të mbetet pranë publikut shqiptar, sidomos me postimet që bën ku tregon copëza nga jeta e saj.

Së fundi, ndërkohë ishte në një intervistë të realizuar përmes Skype, me emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu disa detaje mbi të bijën, që nuk I kishim dëgjuar më parë.

Anjeza tha se shtatzënia kishte qenë një periudhë e vështirë për të, sepse Tori lindi më herët dhe për këtë arsye, u detyrua të qëndronte  rreth 3 muaj me vajzën në spital. Por më pas, gjithçka shkoi për bukuri. “Tori lindi dhe ka qenë goxha më herët nga ç’pritej. Ajo lindi vetëm 26- javëshe, ka qenë shumë më herët. Kemi patur një vit paksa të vështirë nga kjo anë. Ne kemi kaluar 3 muaj bashkë në spital sepse nuk ishte e gatshme të vinte në shtëpi. Por falë Zotit, ajo është absolutisht një mrekulli, tashmë është shumë mirë, çdo gjë është në rregull”, tha ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF