KreuCelebrity

Eli Fara dhe Stresi nuk u kualifikuan në finale; reagon reperi!

 

Mbrëmjen e 20 dhjetorit u mbyll nata e dytë e Festivalit të Këngës, pas së cilës u përzgjodh edhe lista e plotë e 12 artistëve që do të kalojnë në finale, që do të mbahet këtë të dielë më 22 dhjetor.

Ndër emrat që mbetën jashtë finales ishin edhe Eli Fara dhe Stresi, dyshe e cila kësaj here erdhi nëpërmjët një bashkëpunimi. Kënga “Bohem” nuk u votua mjaftueshëm nga juria duke e ndalur këtu ‘rrugëtimin’ e Elit dhe Stresit në këtë garë.

Duket se reperi e ka pranuar me sportivitet këtë vendim të jurisë dhe nëpërmjet një statusi në Instagram, Stresi shkruan:

“Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët … Urime të gjithë finalistëve e meritonit @elifaramari Mos u mërzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo . Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty @veragrabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF