Floriana Garo ka përjetuar edhe një herë ndjesinë e bukur të të bërit nënë, teksa mbrëmjen e 23 dhjetorit ka sjellë në jetë djalin Priam.
Ish- moderatorja ka dhënë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, teksa lajmëron ndjekësit për ngjarjen e bukur.
“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa më shumë çdo moment. Të duam pa fund! ❤23.12.2019❤”; ka shkruar ish-moderatorja përbri një foto të ëmbel në të cilën duket dora e të porsalindurit.
Floriana Garo është mami edhe e një vajze Adia e cila më 14 mars mbush 2 vjeç.



















