Renis Gjoka s`ka shumë që postoi foton më të ëmbël të vajzës së tij, e cila rritet dita ditës, kur e pushtoi vëmendjen sërish.
I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës, Renis u përball me njërën prej lojrave që I kërkoi të zbulonte diçka nga jeta e tij. Dhe po flasim për një personazh mjaft hermetik kur vjen fjala tek jeta private. Kureshtja lidhej me dasmën e tij, dhe Renisi për herë të parë tregoi se ai dhe partnerja, e kanë bërë celebrimin në bashki, ndërsa dasmën, e paskan ndërmend vitin tjetër!