Që prej ditës së djeshme, interneti zjen! Ngado sheh reagime mbi emrin e fitueses së Festivalit të Këngës, dhe artistes që do të përfaqësojë tani Shqipërinë në Eurovizion, Arilena Ara.
Mjaft mendojnë se cmimi i parë në fakt i takonte Elvana Gjatës, përfshirë këtu dhe artistë të njohur, e shumë ndjekës reaguan masisht në rrjetet sociale, duke shënjestruar eventin dhe Alketa Vejsiun. Moderatorja shprehu keqardhje por theksoi se “ juria nuk ishte ajo dhe nuk ishte zgjedhur nga ajo“. “Në fund të të gjithave bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij festivali. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Alketa në ‘Instagram’.



















