Nuk e dimë çfarë u kanë kërkuar Babagjyshit vitin e kaluar disa prej emrave të njohur të shoëbiz-it, por ai ju solli më të shtrenjtën dhuratë, e për ta viti 2019 do të jetë në mos më i bukuri (pasi disa prej tyre kanë edhe një tjetër vit të shtrenjtë), ndër më të bukurit e jetës së tyre me siguri. 2019-ta bujare i bekoi ata me një bebe!
E ku ka DHURATË më të madhe!
Moderatorja Vilma Masha u bë nënë për herë të parë më 20 dhjetor 2019, teksa i dha jetë Seas, vogëlushes që i dha më shumë kuptim jetës së mami Vilmës dhe babi Dorit.
Ndonëse mami kishte në mendje një tjetër datë, e po ashtu një tjetër shenjë horoskopi që do t’i përkiste vajzës së saj, duket se Hana kishte planet e saj…Kur mami Bruna dhe babi Titi të hënën e 16 dhjetorit kishin një axhendë krejt tjetër, bebushja vendosi të caktojë përjetësisht këtë datë si më të shenjtën për prindërit e rinj; Hana erdhi në jetë.
Aktori i Portokalli Gaz Paja mori më 30 tetor më të ëmblin epitet; atë të qenit babi. Bashkëshortja Ira solli në jetë djalin e parë të çiftit të cilin e quajtën Dard.
Një tjetër ‘kryeqytet’ ju shtua familjes Liço-Hoxha më 12 tetor, teksa mami Sara solli në jetë Roman. Sara Hoxha dhe Ledion Liço tashmë janë pridër të dy djemve London 3 vjeç dhe i porsalinduri Roman vetëm dy muajsh.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u bë nënë për herë të dytë më 12 tetor, teska solli në jetë motrën e vogël të Hanës. Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.
Goli më i bukur në jetën e futbollistit Granit Xhaka mban emrin Ayana, bekimi i mami Leonitës dhe babi Granitit që erdhi në jetë më 7 tetor.
Klajda Gjosha u bë nënë për herë të dytë më 1 gusht teksa solli në jetë një vogëlushe. Luisi 2 vjeçar u bë me motër.
Jorida Tabaku tashmë është nënë e tre fëmijëve. Pas dy binjakeve Arba dhe Iris, ish-deputetja solli në jetë më 24 korrik djalin Dren. Mami Jorida dhe babi Saimir nuk mund të jenë më lumtur se kaq me ardhjen në jetë të mrekullisë së vogël.
Çifti i bukur Almeda- Tolgahan u bekuan me ardhjen në jetë të djalit Efehan, i cili erdhi në jetë më 6 maj të këtij viti. Sigurisht që vogëlushi ka trashëguar genet e bukura të prindërve të famshëm.
28 prilli i 2019-ës do të sillte për ish-miss Kosovën Diellza Kolgeci më të shtrenjtën dhuratë në jetën e saj dhe të partnerit. Bukuroshja solli në jetë vajzën e parë të çifit, në një prej spitaleve private të Prishtinës.
Këngëtarja Linda Halimi prej vitesh jeton në USA ku vijon karrierën kah bashkëshortit Davon Edëard. Dyshja jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie, frut i së cilës është vajza e çiftit Kaimana që erdhi në jetë më 12 mars 2019.