Ashtu si cdo vit, edhe 2019-tës nuk i munguan divorcet apo ndarjet shokuese. Në rend kronologjik, ja një përmbledhje e shkurtër e yjeve që vendosin të ndajnë rrugët me partnerin.
Irina Shayk dhe Bradley Cooper- pas katër vitesh bashkë, fotomodelja ruse dhe aktori amerikan që kanë bashkë një vajzë, vendosën ta mbyllnin historinë e tyre
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson- qe një skandal I madh, sepse yllin e reality-t, partneri e tradhëtoi me një mikeshë të familjes
Brenda vitit u ndanë edhe Lady Gaga me Christian Carino, edhe Demi Lovato me Henry Levy. Demi gjeti dashurinë sërish tek modeli Austin Wilson, por me të nuk zgjati vecse një muaj.
Adele dhe Simon Konecki, i dhanë fund martesës së tyre 7 vjecare në muajin prill
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth; ishte ndarja e “vitit“, pas një dashurie aq të fortë dhe një dasme të shumëtrumpetuar, u habitën të gjithë nga divorci I tyre I papritur
Pamela Anderson dhe Adil Rami, e mbyllën pas një lidhjeje 2 vjecare, shkak u bënë tradhëtite e tij
Camila Cabello dhe Matthew Hussey u ndanë pas një viti lidhjeje, por Camila e gjeti shpejt dashurinë përsëri në krahët e Shawn Mendes.



















