Aktorja e “Fronit të shpatave“ e pohoi se nuk pranon më foto me fansat e saj, dhe shkaku është një episod i pakëndshëm që i ka ndodhur në aeroport. Emilia Clarke e rroku famën me rolin e Daenerys Targaryen në serialin që pushtoi shumë shpejt të gjithë botën. Për të, është kthyer gati në dicka të zakontë që të “sulmohej“ nga fansat për një selfie.
Tani, aktorja ka hequr dorë krejtësisht nga kjo “kortezi“.
Ja cfarë I ndodhi që e bëri të kalonte ne ekstrem: “ Po ecja në aeroport, kur papritur më kapi një atak paniku i shkaktuar nga sfilitja. Nuk dija ku isha, aq keq u bëra. Isha vetëm dhe mora time më në telefon që t`i thosha se nuk po merrja dot frymë. Nuk po kuptoja cfarë nuk shkonte, përse ndihesha aq keq. Nisa të qaj, dhe në atë moment të tmerrshëm për mua, më del një tip përpara e më thotë: A ta bëjmë një foto bashkë? Nga ai cast, thashë boll më“, është shprehur aktorja.