KreuCelebrity

Klaudia hedh si rrallëherë kunja për Albin dhe Albën!!!

Klaudia Pepa është treguar përherë mjaft e kujdesshme në komentet për ish bashkëshortin, Albi Nakon, dhe atë që përflitet për një lidhje me të, Alba Hoxha. Edhe kur e kanë ngacmuar, balerina sërish nuk e ka dhënë veten. Këtë radhë megjithatë, e hodhi një kunjë. Klaudia I uroi fitores Arilena Arës në një foto të saj, të realizuar pas fitores në festival, por një ndjekëse e spostoi vëmendjen gjetkë, kur i tha : “Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvanës.” Klaudia ia ktheu: “Kam konkurrentë italianë tani, Albës ia lashë vetë vendin.” Ndjekësja e vazhdoi bisedën:  “I le vendin apo Albin?” . “Të dy bashkë” tha balerina, duke i shtuar dhe disa imoji të qeshura!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF