Festivali I 58-të I Këngës në RTSH u shoqerua me debate të shumta lidhur me përzgjedhjeve e bërë këngës fituese. Edhe pse cmimi iu dha Arilena Arës, shumë mendojnë se më tepër, ai i takonte Elvana Gjatës, dhe kjo bëri që të shpërthente një “furtunë“ e vërtetë në rrjetet sociale e përtej tyre.
Fakti që Elvana mori maksimumin e vlerësimit nga juria e huaj, por vetëm 2 pikë nga anëtarja e jurisë sonë Mikaela Minga, ka bërë që disa të mendojnë se votimi nga ana e anëtarëve shqiptarë ishte i tillë që të favorizonte Arilenën.
Diskutimet kanë vazhduar, dhe pikërisht në mesin e tyre, u pa se videot e finalistëve të festivalit janë fshirë nga kanali i “Youtube” i RTSH-së. Lista e krijuar posaçërisht për këngët e këtij edicioni është bosh, ku një pjesë e këngëve janë fshirë, ndërsa disa të tjera janë bërë private. Për këtë vendim, nuk ka ende një reagim publik.



















