Një video e Panoramës, e cila më pas është fshirë, bëri që internet të zjente: Flori Mumajesi dhe Jonida Maliqi pasur një lidhje të fshehtë? Burimet e saj pretendonin se kjo lidhje datonte një vit më parë, dhe nga imazhet, mund te flitet per një afrimitet që kapërcente caqet e miqësisë.
Thuhet se këngëtarët ishin filmuar bashkë në rrugët e Parisit. Jonida përflitet prej disa kohësh tashmë për një lidhje me Romeo Veshajn, i cili pas gjithë atyre që u folën sot, si për të ironizuar situatën publikoi një fragment nga filmi “ Kapedani“, ku “ xha Suloja” thoshte: “U prish dynjaja fare”.



















