Ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve ditët e sotme, Xhemi Shehu nuk është prej atyre që rrjetet sociale i kanë pjesë të pandashme të jetës.
Madje moderatorja e Portokalli ka vetëm një vit që posedon një llogari instagrami në të cilin poston herë pas here ndonjë foto.
Sa i përket jetës private, bukuroshja Shehu është ndër më diskretet në radhët e të njohurve shqiptarë dhe fotot me bashkëshortin apo djemtë Xhemi i ka me pikatore (në fakt foto me bashkëshortin ndonjë tek tuk gjen në google).
Pak minuta më parë, mami Xhemi ka postuar një foto nga ato të rrallat për tipin e saj por ndër më të bukurat. Së bashku me djalin e madh Martinin, I cili ka një ngjashmëri të madhe me mamin, dyshja ka vendosur të surprizojë ndjekësit e rrjetit social me një ‘seflie’.
Sigurisht një foto kaq e bukur sa kjo, nuk kishte si të mos rrëmbente dhjetra komente komplimentuese që në minutat e para të publikimit.