KreuCelebrity

Elvana apo Kida? Këngëtaret nuk po dallohen nga njëra tjetra!

 

Sezoni i festave është edhe periudha më impenjative për këngëtarët të cilët ftohen të performojnë në të gjithë botën, kudo që ka shqiptarë.

Elvana Gjata dhe Kida ishin të pranishme në një koncert në New York ku performuan hitete e tyre më të njohura. Me apo pa vetëdije, u pa që vajzat e njohura kishin të njëjtën krehje flokësh, e po ashtu edhe një ngjashmëri të madhe në portret që nuk e kishim vënë re më parë.

Edhe vetë artistet e kanë vërë re këtë ngjashmëri në dukjen e tyre, e ndërsa kanë postuar një foto në rrjetin social Instagram ato pyesin:

“Jemi të njëjta apo jo?”

Në fakt ngjashmëria të paktën në këtë foto mes Elvanës dhe Kidës është aq e madhe, sa nëse nuk do t’i njihnim do të vinim bast se dy bukuroshet janë binjake.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF