KreuCelebrity

Motra e George Michael ndërron jetë për Krishtlindje, në të njëjtën ditë me këngëtarin!

Melanie Panayiotou, 55 vjece ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjes, njësoj si vëllai I saj I famshëm George Michael, I cili vdiq 25 dhjetorin e vitit 2016 në vilën e tij në Oxfordshire.

Të njëjtin fat pati edhe e motra,  (e cila pavarësisht faktit që trashëgoi një shumë të majme parash nga George, që ia la pasurinë e tij prej 110 milionë euros asaj, motrës tjetër Yoda, babait Kyriacos dhe një grupi të ngushtë miqash, duke përjashtuar ndërkohë ish partnerët Kenny Goss dhe Fadi Fawaz), vazhdoi të punonte deri në fund si parukiere.

“George ishte shumë I lidhur me të atin dhe motrat dhe kujdesej shumë për to“, pat thënë atëherë për The Sun një burim pranë familjes. Policia nuk po e trajton si të dyshimtë vdekjen e Melanie-s.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF