Edhe pse fitoren e saj në festivalin e 58-të të Këngës e rrethuan polemika të shuimta, Arilena Ara zgjodhi që të mos përfshihej në to. Ajo arriti të vendosej në krye të garës, duke u bërë kështu këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Shumë mendojnë megjithatë se ky vend I takonte Elvana Gjatës.
Arilena ka preferuar të mos bëhet pjesë e diskutimeve. Ajo është larguar nga Shqipëria dhe ka udhëtuar drejt Los Angeles-it për projektet e saj të reja muzikore. Nga fotot që postoi në rrjetet sociale, duket mjaft e qetë, krejtësisht e shkëputur nga debatet që ka lënë pas.



















