Viktoria feston sot ditëlindjen e saj të tretë, ndërsa krahas dhuratave e urimeve të shumta që me siguri e vogla ka marë dhe do të marrë gjatë gjithë ditës, mami Rudina zgjodhi ta urojë publikisht të bijën nëpërmjet një postimi në Instagram.
Përbri një foto familjare së bashku me Viktorian dhe ish-bashkëshortin Rudina Dembacaj shkruan:
“Viktorja, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite dritë e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë që nuk do të mungojë kurrë është dashuria. Të duam shumë!”
Rudina dhe ish-bashkëshorti Aleksi prej qershorit të këtij viti janë të divorcuar, por dyshja ka ditur të ruajë një raport tejet të shëndetshëm edhe pas ndarjes, dhe arsyeja kryesore sigurisht që është vajza e tyre Viktoria.



















