Ai është një prej artistëve të rinj që po pëlqehet shumë së fundmi. Ndonëse ka krijuar shumë këngë e bashkëpunime, Irkenc Hyka nuk ka dhënë asnjëherë intervista apo deklarata për jetën e tij private, duke ja shtuar edhe më kureshtjen fansave të tij.
Kantautori do të jetë i ftuar në programin “Shiko kush luan” sonte në mbrëmje, dhe në një episod të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtari pyetet për jetën private nga moderatorja Luana Vjollca.
Irkenci pranoi se zemra e tij është e zënë dhe prej 3 vitesh po jeton historinë e dashuisë me partneren e tij.



















