KreuCelebrity

I dedikoi këngën në festival, këngëtari rrëfen dhimbjen për të ëmën: “ Dha shpirt në duart e mia“!!

Kastro Zizo ka marrë pjesë në festivalin e 58-të me një këngë dedikuar nënës së tij “Asaj”. I ftuar në Pop Culture, Kastro ka rrëfyer dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së nënës.

“Në fakt nuk është shumë e mirë për ta thënë sepse nuk jam rasti i parë në botë. Për fatin tim shumë të keq ime më dha shpirt në duart e mia dhe ishte një gjë që më bëri vërtetë të lëngoja. Se është shumë e poshtër kjo punë e njeriut që gjithmonë është i predispozuar që memoria të kujtojë gjërat më të këqija. Ky ishte kujtimi i zi dhe pastaj pasuan me mijëra kujtime të bukura.”- ka rrëfyer ai, I cituar nga TCH. Kastro më tej ka treguar se edhe babai i tij ka derdhur lot e është ndjerë krenar për të, ndonëse nuk ka qenë asnjëherë dakord që Kastro të përfshihej në artin në Shqipëri.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF