Është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme viti 2019 për ish-deputeten e PS Esmeralda Shkjau.
Në natën e ndërrimit të viteve Esmeralda ka zbuluar lajmin e bukur se gjatë 2019-ës është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka publikuar një foto me vogëlushen e saj, të cilës është kujdesur t’i mbulojë fytyrën me një ‘emoji’ .
”2019-ta ime! Ammar”, shkruan nëna e re përbri fotos, duke zbuluar kështu edhe emrin me të cilin prindërit kanë pagëzuar të porsalindurën.



















