Edhe pse mediat zjenin prej kohësh për romancën e saj me Alban Hoxhën, vetë Ciljeta Xhilaga ishte treguar shumë e kujdesshme në postimet e veta, duke mos e bërë një “pohim“ zyrtar të lidhjes. Por tani, në vigjiljen e vitit të ri, ajo vendosi t`i japë fund hamendësimeve duke postuar foton e shumëpritur me portjerin simpatik. Asnjëhere dyshja nuk e kishte pranuar hapur lidhjen, por tashmë duket kanë vendosur të heqin dorë nga një gjë e tillë. Këtë e vulosi fotografia që ajo vetë hodhi në rrjetet sociale ku shihet e qetë duke drekuar me të.
Postimi I shoqëruar me disa emoji lutjesh dhe zemrash, Xhilaga i ka dhënë kështu fund të gjitha komenteve rreth lidhjes së saj. Duket se këngëtarja do t`I kalojë hapur festat në shoqërinë e njeriut të saj te zemrës!