KreuCelebrity

Ofendime dhe sharje; Sherret më të bujshme  të VIP-ave shqiptarë në 2019-ën

 

Nuk ka kaluar pa prishje miqësish, e sherre mes VIP-ash edhe ky vit, ndaj siç rëndom po ndodh kohët e fundit, nëse dikush ka hatërmbetje apo kërkon të sqarohet, ‘prifti’ i rrëfimit është rrjeti social Instagram. Thumbime, ofendime, deklarata bombastike që kanë çuar deri edhe në prishje miqësish që ka sjellë viti 2019, i sjellim të pasqyruara edhe një herë si më poshtë:

Ermal Mamaqi- Bes Kallaku

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku  janë përfshirë në një përplasje në rrjetet sociale, marr shkas nga deklarata e aktorit në emisionin “Shiko kush Luan”, këtë të shtunë (28 dhjetor 2019). Besi është shprehur se sipas tij “Ermali është biznesmen dhe bën biznes ndërsa ai vetë është humorist dhe bën komedi”. Kjo e ka nxitur producentin e filmit “I love Tropoja” të bëjë një reagim publik kundrejt mikut dhe ish-kolegut të “Portokalli” duke shkruar:

 

 

??? Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor? E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice. 2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave. Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë. Për Encën… Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT. Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi. ENCA JE SUPERSTAR??? Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku. Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë ? Paqe miq… 29 Janar I ❤ TROPOJA PS për Biznesin: Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni.?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ndonëse fillimisht Kallaku qëndron i heshtur, ai është ngacmuar nga kjo deklaratë pasi sipas tij ‘gjërat po shiten sikur nuk dihen”. Sipas asaj që shkruan vetë krijuesi i “Falco” Ermali ka qenë në dijeni të asaj që Besi ka thënë në emision sepse ky i fundit e ka telefonuar menjëherë për të shmangur keqkuptimet dhe se në atë moment gjithçka mes aktorëve është mbyllur me të qeshura dhe urime.Nderkohe Besi shkroi ne instagram:

 

 

Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty. 2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend. E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin. Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt. Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt. ?.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Dhe sërish Ermal Mamaqi nuk e la me kaq, por vijoi ‘lojën e ping-pongut’ me një tjetër postim në instagram:

 

 

Sot e pashe qe edhe Besi e ka dhene nje pergjigje (tull ngjum dje) dhe me vjen keq qe u be kaq e madhe. Bes mund te ta coja dhe ne mesazh kete postim por besoj qe kjo eshte menyra me e mire per ti mbyll kto biseda dhe pergjigje edhe per njerezit qe komentojne…

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ilda Bejleri- Dritan Shakohoxha

Si rrufe në qiell të hapur qe lajmi i largimit nga Digitalb i gazetares sportive Ilda Bejleri. Në ditët e nxehta të verës, kur edhe merkato televizve ishte ‘pushim’, në media online qarkulloi lajmi se Bejleri nuk do të jetë më pjesë e “Digitalb”. Në burime jozyrtare u tha se arsyeja e largimit të Ildës ishte një sherr që ka ndodhur mes saj dhe Dritan Shakohoxhës dhe këtu duket se mori spunto edhe debati virtual që do të ndodhte më tej me saj dhe Shakohoxhës. Në një intervistë në “Pushime on Top” Shakohoxha tha se ka qenë ka qenë ai që e ka marrë në punë Ilda Bejlerin më shumë se 10 vite më parë, e ishte po ai që i komunikoi largimin nga Digitalb. Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Ilda e cila nëpërmjet Instagram e mandej e ftuar në programin “Ëake Up” thumboi Shakohoshën: “Nga pun ate heqin e të marin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve. Shakohoxha është nga ato njerëz që unë s’ja kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menxher futbollistësh, një herë brigadier, një herë komentator, një herë drejtor; i uroj të gjejë veten mbi të gjitha”; u shpreh Ilda.

Samanta Karavella- Yang Zerka- Ronela Hajati

Një deklaratë e Zerkës në programin “Shiko kush luan” ndezi zjarrin e një sherri mes tre emrave të njohur VIP që do të zgjaste disa ditë me radhë. Zerka u shpreh se këngëtarja Samanta Karavella nuk e meriton famën që ka, deklaratë që sigurisht nuk u prit mirë nga artistja Karavella, e cila përdori instagramin për t’i kthyer reston këngëtarit korçar. “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh, pra pas një buri (pa rr) të sukseshëm fshihet një grua si e jotja”; shkroi Samanta në Instagram. Nga ana tjetër Ronela ka preferuar të tregohet me ‘paqësorja’, duke e kaluar vetëm një batutë po në programin “Shiko kush luan” teksa u pyet për ish-mikeshëne  saj Samanta. “Ma keni bërë Samantën si dashnore”; u shpreh Hajati ndërsa më ‘inatçori’ në këtë mes duket se është Yang Zerka i cili e ka vijuar edhe më tej debatin duke e quajtur Samantën mosmirënjohëse.

Einxhel Shkira- Kejvina Kthella- Oriola Marashi

Dikur mikesha, por për arsye që vetëm ato i dinë, vajzat e njohura të shoëbiz-it shqiptar janë konfliktuar me njëra tjetrën, aq sa sipas burimeve jo zyrtare ky sherr ka degraduar edhe në konfrontime fizike.

Flori Mumajesi- Sabri Fejzullahu

Në një dabat për fenomenin e blerjeve të klikimeve nga artistët, këngëtari nga Kosova Sabri Fejzullahu u shpreh në një program se një ndër këngëtaët që blejnë klikime është edhe Flori Mumajesi. Menjëherë pas kësaj deklarate Flori reagoi në Instagram ku shkroi. “Ncncncnc  pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger  I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.’; shkroi Flori një postim. Mandej 75 vjeçari Fejzullahu u pyet sërish rreth  këtij debate virtual pak muaj më parë i ftuar në “E Diell’, ku nëpërmjet një ‘mea culpa’ të bërë nga artisti legjendar kosovar, Sabriu duket se ‘shoi’ gjakrat duke u shprehur: “Faji është i imi. Jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por rastësia ndodhi në bisedë e sipër me gazetarët. Flori ka hapur dyert në Kosovë me punë e djersë. Unë e kam shumë xhan”; është shprehur Fejzullahu duke ngritur flamurin e paqes mes tij dhe kantautorit Flori Mumajesi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF