Bieta Sulo arriti të kthehej shpejt në njërën prej moderatoreve të preferuara të publikut shqiptar. Partnerja e Alban Dudushit është mjaft e ciltër dhe e hapur të tregojë copëza nga jeta e saj private, të cilat ndjekësit I pëlqejnë shumë. Këtë Bieta e bën përmes fotove që poston në rrjetet sociale, ku tregon shpeshherë momentet më të ëmbla me njerëzit e saj më të dashur. Së fundi, Bieta ka postuar një foto tejet të bukurt të djalit të saj Kroit, dhe motrës së tij të madhe, Joelit.
Të dy ata duken mjaft të lumtur duke hapur dhuratat. “Fëmijët u gëzohen dhuratave, ne atyre, dhuratave të vërteta të kësaj jete”, ka shkruar Bieta. Nuk kishte sesi të mos na binte sërish në sy bukuria e Joelit, vajza e Alban Dudushit nga martesa e parë, e cila është bërë një “kukull“ e vërtetë!



















