Edhe pse ka mbi supe 61 vite, Sharon Stone mbetet një prej femrave më joshëse në Hollivud. Por as ajo nuk po e gjen dot lehtë dashurinë. Këtë e dëshmoi qartë fakti që aktorja e famshme ka vendosur të regjistrohej në Bumble, aplikacioni I takimeve për beqarët. Vetëm se dicka shkoi keq.
Sapo panë llogarinë e saj, shumë përdorues e raportuan si të rreme, dhe për këtë arsye, profile u bllokua.
Sharon e konfirmoi më pas në Twitter se ajo kishte qenë vërtet llogaria e saj.
“ U regjistrova në Bumble, por m`u mbyll profili. E kuptova vetëm kur u përpoqa të kontrolloja listën e takimeve. Bumble, mos më përjashto tani, mos më lër jashtë`, ka shkruar ajo. Profili vazhdon të jetë i bllokuar ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga përgjegjësit e aplikacionit. Me sa duket, diva e Hollivudit paska për ta kaluar vetëm ndërrimin e viteve!!