Sot vlerësohet mjaft për zërin, por edhe për pamjen e saj, megjithate në këtë foto nga e kaluara, të publikuar në rrjetet sociale, Tayna praktikisht duket tjetër njeri! Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala që njihet ndryshe me emrin e artit, Tayna, i mahnit pothuajse përherë fansat kur poston foto të saj në Instagram.
Por së fundi, thotë gazeta Express, kanë qarkulluar disa pamje të saj nga periudha përpara se të bëhej e famshme, ku dukej shumë ndryshe.
Tayna pati një debut mjaft të suksesshëm në skenën muzikore vitin e kaluar, dhe vazhdon të mbetet goxha e preferuar!