KreuCelebrity

Përsëri në Australi: babai shqiptar vrau vajzën dhe dhëndrin në natën e ndërrimit të viteve!

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Australian te Melbourne-t në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Një 55 vjecar shqiptar qëlloi për vdekje me armë zjarri të bijën dhe bashkëshortin e saj. Policia ka nisur menjëherë hetimet, por paraprakisht mësohet se Lindita Musai kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin, Osman Shaptafaj, nga I cili sic thonë të afëmr të saj kishte frikë, megjithate kishte tentuar së fundi ta largonte nga jeta e vet dhe të fokusohej tek martesa me Vetonin.

Mësohet se Shaptafaj ka qëlluar fillimisht të bijën 25 vjece që vdiq në vend, dhe më pas 29 vjecarin I cili ndërroi jetë në spital.

Të afërmit e tij kanë bërë disa dedikime rrënqethëse në rrjetet sociale. “Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë? E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””, shkruan Fatima Musai.

Pas aktit të rëndë, 55-vjeçari tentoi të vrasë veten dhe mbetet në gjendje të rëndë në spital.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF