Emisionet i mbyllën, dhe tani ishte koha të festonin edhe ato. Por Marina dhe Luana nuk kanë zgjedhur ndonjë vend me borë për ta pritur Vitin e ri në frymën e kremtimeve tradicionale. Ato kanë bërë krejtësisht të kundërtën: kanë zgjedhur diellin e ngrohtë të Dubait, ku kanë udhëtuar me partnerët. Këtë e pamë përmes fotove që postuan në rrjetet sociale, ku duket qartë që po argëtohen pamasë!