Ndonëse kanë postuar në mjaft raste foto familjare, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja, Amarda Toska janë kujdesur të mos e tregojnë fytyrën e vajzës së tyre të vogël, Sia-s, me bindjen se kështu e mbrojnë vogëlushen. Por Viti i Ri e ka “zbutur” ca Amin, e cila ka hedhur në Instagram një video të shkurtër ku shihet Ermali duke mbajtur në krahë Sia-n. Kjo është e para pamje e plotë e saj, dhe ne shohim që qenka mjaft e këndshme! “Diell”, është mesazhi në krah të videos që është pëlqyer shumë nga ndjekësit.