Ajo që duhet të ishte një lojë, nga një pakujdesi u kthye në mollë sherri. Butrint Imeri pati një moment të vështirë tek “Shiko Kush Luan“. Duhet të thoshte një emër, që të tregonte simpatinë që kishte, sic bëri kolegu I tij Ylli Limani, që e tregoi : “Elsa Lila…” Butrinti nuk po arrinte ta nxirrte një emër, dhe kërkoi ndihmën e Yllit që I pëshpëriti “Soni Malaj“. Tani, nuk dihet nëse u dëgjuan se nuk u treguan të kujdesshëm, apo nëse mikrofoni ishte hapur, por përgjigja e Imerit mori dhenë. “A je tu u tall ti? Ajo është e keqe…” , i tha Butrinti kolegut. Dhe Soni reagoi shumë shpejt përmes një postimi në Instagram: “Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit’ e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”, – ishte mesazhi plot nënkuptim i këngëtares.